“Lëvizte me makinë për të ruajtur zonën”/ Arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali për shfrytëzim prostitucioni! Ja çfarë iu gjet në makinë

74

Një 41-vjeçar shqiptar në Itali u arrestua pasi dyshohet se është i përfshirë në prostitucion. Në zonën e Bolsanos, policia ka shtuar kontrollet në disa pjesë të saj, ku dyshohet se ushtrohet ky aktivitet kriminal.

Në këtë mënyrë, autoritetet italiane kanë evidentuar shqiptarin i cili bënte xhiro të shpeshta rreth rrugës Siemens, duke transportuar vajza që dyshohet se ishin pjesë e këtij rrjeti.

 

Ai u kap në flagrancë nga policia ku gjatë kontrollit, iu gjetën 7000 euro që dyshohej se vinin nga aktiviteti kriminal.

Sipas mediave italiane, 41-vjeçari shqiptar ishte vendosur për të ruajtur zonën në mënyrë që të mos ketë incidente.

Në fund policia sekuestroi paratë e gjetura si dhe makinën që përdorte shqiptari.