5 rregulla në një lidhje, që çiftet gjithmonë i thyejnë

104

Sot është bërë shumë e vështirë të krijosh marrëdhënie të shëndetshme. Ndonjëherë ju duhet të shikoni çfarë nuk shkon në lidhjen tuaj, dhe si të përmirësoheni. Dritare.net është këtu për t’ju ndihmuar me disa ide, sesi të mbani një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë. Ju duhet të ndiqni disa rregulla të njohura si “rregullat e një lidhje”. Shihni më poshtë!

1. Asnjëherë mos shkoni në shtrat të zemëruar

Zënkat janë të pranishme në çdo çift. Ju mund të jeni zënë me njëri-tjetrin për disa orë dhe nuk keni zgjidhur asgjë. Por kjo nuk do të thotë të shkoni në shtrat të mërzitur. Ju duhet të zgjidhni problemin që keni para se të flini, dhe në mëngjes çdo gjë do të jetë si më parë.

2. Mos mbajtja e sekreteve

Jo çdo gjë që ju dini duhet ta dijë partneri juaj. Për shembull, ju mund t’i tregoni për ish të dashurin tuaj, por jo detaje nga lidhje që keni pasur me të. Pra janë disa sekrete të cilat nëse nuk tregohen, nuk lëndojnë asnjë.

3. Më shumë marrëdhënie seksuale, më shumë lumturi në çift

Marrëdhëniet seksuale janë një pjesë e rëndësishme e jetës së lumtur në çift, por nuk është mënyra e vetme për të qenë intim me partnerin/partneren tuaj. Ekziston një numër faktorësh të tjerë, për një jetë seksuale të shëndetshme.

4. Shkoni gjithmonë bashkë në evente

Nëse ju jeni në një lidhje dhe shkoni vetëm në një event, të gjithë fillojë dhe pyesin se, ku e ke partnerin/partneren. Nëse ju nuk jepni një përgjigje specifike, ata do të fillojnë të aludojnë se ju mund të keni probleme. Por, ju mos u shqetësoni, nuk keni pse të shkoni gjithmonë me parterin tuaj diku, vetëm që njerëzit të mos flasin keq.

5. Dashuri do të thotë të thuash më fal

Jo, kjo nuk është e vërtetë. Askush nuk është perfekt. Dhe më e rëndësishmja, sa më shumë të njihni ndjenjat e partnerit, aq më e shëndetshme do të jetë lidhja juaj.