Tradhtitë dhe ndarjet janë kthyer në një fenomen kohët e fundit. Por pas çdo tradhtie ka disa arsye të caktuara të cilat jo shpesh arrihen të kuptohen në kohë dhe që shkaktojnë përçarje dhe ftohtësi në marrëdhënien mes partnerëve. Në këtë artikull po listojmë disa nga arsyet kryesore që çojnë femrat drejt tradhtisë.
1. Kur femra nuk ka më besim tek partneri i vet
Kur femra nuk ka më besim tek partneri i vet, pasi dallon që ai shpesh e gënjen apo nuk mban premtimet e dhëna, atëherë ajo ndihet e braktisur dhe vetëm, gjë që e bën atë të mendojë se partneri i saj po e tradhton apo nuk e do më si më parë.
2. Kur partneri është shumë posesiv
Ka raste të femrave të cilat ndihen tërë kohës nën presionin dhe kontrollin e tepruar të partnerit të tyre, duke i bërë ato të ndihen pa vetëbesim dhe si të izoluara e jo të lira, situatë kjo që shpesh i shtyn drejt një marrëdhënieje tjetër ku ato duan ta ndjejnë veten më të lira dhe të pavarura.
3. Kur partneri nuk mban përgjegjësitë e veta
Ka shumë raste të femrave të cilat përballen me partnerë të papërgjegjshëm, të cilët nuk kujdesen për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, duke e bërë femrën të ndihet vetëm dhe e pambrojtur, gjë që e çon atë shpesh në kërkim të një partneri tjetër.
4. Kur partneri është shumë moskokëçarës dhe i prirur drejt lirisë së vet Ka raste kur meshkujt e trajtojnë partneren e tyre si të mirëqenë dhe nuk kujdesen për gjërat apo çështjet e përbashkëta. Gjithashtu këto lloj partnerësh zakonisht janë shumicën e kohës jashtë duke u argëtuar me miqtë e tyre, apo duke kaluar shumë kohë me angazhimet e tyre profesionale. Në të tilla situata, femra shpesh shkon në kërkim të një partneri tjetër, tek i cili dëshiron të gjejë personin me angazhimin dhe dëshirën për ti qëndruar asaj afër, apo me dëshirën për të kaluar kohën së bashku.
5. Kur partneri cakton rregullat dhe vendos për çdo gjë Rregullat e bashkëjetesës zakonisht caktohen nga të dyja palët, duke respektuar njëri-tjetrin. Por në rastet kur është vetëm mashkulli ai që cakton rregullat dhe që merr të gjitha vendimet, pa marrë mendimin e partneres së vet, atëherë femra ndihet e burgosur dhe ka humbur lirinë e saj. Një situatë e tillë e çon shpesh një femër drejt tradhtisë, për tu ndjerë e lirë dhe e vlerësuar.
6. Kur mungojnë marrëdhëniet intime Në rast të mungesës së marrëdhënieve të mira intime mes partnerëve në një çift, krijohen situata shumë të ftohta ku femra ndihet e padëshiruar dhe që e bën atë të mendojë se partneri i saj ka dikë tjetër. Kjo situatë e shtyn atë shpesh në kërkim të një lidhjeje tjetër.