Vetëm 23 vjeç! Vdiq në lule të rinisë, mesazhet prekëse për studenten: Engjëlli më i bukur i parajsës

270

Renada Muneka është 23-vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë, pak orë pas aksidentit tragjik të ndodhur më 27 tetor të këtij viti. Renada  ishte studente në fakultetin e Drejtësisë dhe sot janë organizuar homazhe në kujtim të saj. 23-vjeçarja, ishte duke udhëtuar me makinë, me të fejuarin, kur mjeti “Volkswagen”, ka humbur drejtimin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e aksidentit, vajza mori plagë të rënda dhe u transportua në spital, por nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë. Renada Muneka ishte studente në Fakultetin e Drejtësisë. Mesazhet nga studentët në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe prekëse,Sot  në orën 11:00 jane mbajtur  homazhe pranë Fakultetit të Drejtësisë.

“Engjëlli më i bukur i parajsës. Gjysma e shpirtit tim. Do të jesh gjithmonë prezentë kudo me shpirt, në fakultet, në shoqëri dhe në zemrat e të gjithëve ne” është një nga mesazhet për studenten që u shua.