Këngëtarja Dhurata Dora bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë

48

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të suksesshme të skenës muzikore shqiptare.

Këngëtarja nga Kosova ka sjellë një sërë bashkëpunimesh me artistë vendas dhe të huaj që kanë thyer pritshmëritë e saj.

 

Përveçse është një emër i suksesshëm i skenës, interesat e saj shtrihen përtej kësaj.

Këngëtarja është përfshirë në punën vullnetare dhe bamirësitë, ku dhe ka marrë një titull të ri.

Ajo është bërë Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.

“Një nder për mua sot – ndjenjë e veçantë të jem unë zëri juaj – zëri i SOS FSHATRAVE TË KOSOVËS”, ka shkruar Dhurata.