Bëri shqiponjën me duar, Miss Serbia shtrohet në spital, nuk përballon dot presionin

123

Përfaqësuesja e Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental”, Valentina Petrovic, është shtruar në spital apo ka arritur në Beograd

Ajo së bashku me përfaqësueset e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Kjo fotografi u bë virale dhe mori kritika të shumta në Serbi.

Sipas koleges së saj, Nadja Kljajic, Valentina me të arritur ka përfunduar në spital, pasi nuk ka arritur të përballojë dot presionin e madh.

“Jam në kontakt të rregullt me menaxherin dhe drejtorin e kompanisë Miss Yu që më njoftuan se Valentina kishte rënë dakord. E kuptoj dhe është e pranueshme kjo që ka ndodhur. Ka stres të tmerrshëm pas saj, është nën presion të madh, e kanë mbajtur më gjatë në doganë në kthimin në Serbi”, ka thënë Nadja në programin e mëngjesit të televizionit Kurir.