Humori të zgjat jetën dhe është një nga mjetet më të rëndësishëm për të komunikuar me njerëzit. Shkencëtarë nga Universiteti i Kalifornisë, kanë zbuluar se ndjenja e humorit luan një rol vendimtar në marrdhëniet në çift.
Njerëzit që janë pozitivë, kanë më pak gjasa të grinden, por dhe nëse kjo ndodh, mjafton pak humor nga njëri partner dhe gjithçka e keqe harrohet.
Sot, dritare.net, do ju tregojë pse është e rëndësishme që partneri juaj të ketë sens humori.
Në familje ka plot momente të lumtura dhe të gëzuara, dhe mjafton t’i vëreni në kohë. Humori është ai që bashkon njerëzit, jep emocione pozitive dhe ju bën më të lumtur.
Nëse partneri juaj është një person me sens humori, ndodh që të merrni më shumë emocione pozitive nga ai sesa nga një ushqim i shijshëm.
Humori ndodhet kudo, në piktura, muzikë, në libra etj. Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar dallime seksuale në kuptimin e atraktivitetit të humorit. Pra, shumica e grave pëlqejnë të kenë partnerë që i bëjnë të qeshin, ndërsa meshkujt preferojnë vajza që qeshin me humorin e tyre dhe e vlerësojnë atë.
Për më tepër, studimet treguan se ndjenja e humorit i çon çiftet në një jetë seksuale më aktive. Nuk ka gjasa që një person i urryer të bëjë përshtypje të mirë, por një e qeshur mund t’ju ngarkojë me pozitivitet. Nuk keni pse e merrni jetën shumë seriozisht, jetë bëhet edhe më e mërzitshme në këtë rast.