7 arsye për t’u dashuruar në një Gaforre

178

Edhe pse për t’u dashuruar me një njeri ka mijëra arsye, ne po ju tregojmë 7 arsye për t’u dashuruar me dikë që i përket shenjës së Gaforres. Përgatituni, sepse karakteri i tyre fsheh më shumë nga ato që duken…

Mbrojtje e lartë: Një Gaforre nuk do të lejojë askënd të të lëndojë. Nuk dëshiron të të mungojë asgjë, sepse nuk duron dot të të shikojë të mërzitur për çfarëdolloj arsyeje. E vetmja gjë që kërkon në shkëmbim është të ndihet i sigurt në shoqërinë tënde.

Jemi një familje: Një Gaforre është partizan i mendimit “Familja mbi të gjitha”. Të jesh i sigurt që nëse arrin të hysh në zemrën e tij, për të bëhesh një njeri i veçantë, të cilit i kushton shumë rëndësi dhe e mbron me çdo kusht.

Kupton:
Pak njerëz mund të dëgjojnë vërtet mendimet, shqetësimet, problemet e hallet tuaja. Ai bën çdo gjë për të qetësuar situatën. Përqafimi i tij largon të gjitha ato që të shqetësojnë dhe shuan zjarrin që djeg zemrën tënde.

Perspektiva: Asnjë person që i përket shenjës së Gaforrës nuk i hyn një lidhjeje, për të cilën në mendje nuk i ndizet llamba e kuqe “Perspektivë ecurie”. Nuk është nevoja të bëni diçka të veçantë për të hyrë në zemrën e tyre. Nëse keni perspektivë, një Gaforre jua tregon që në fillim. Ka brenda tij atë që quhet instinkt.

Mund të përfundojë dhe në të qara: Ndjeshmëria e tij është e thellë dhe e fshehur nën forcën e mbrojtjes emocionale, shikimeve të ngrira dhe nervave shpërthyese. Me pak fjalë, ana e tij e ndjeshme është dhuratë për ata pak veta që ai mendon se mund t’u hapet pa doreza.

Mite seksuale: Gojëdhënat thonë se Gaforrja është një shenjë agresive dhe sulmuese. Por duhet të dini se një Gaforre nuk sulmon pa pasur një strategji në mendje. Pret momentin e duhur për të bërë lëvizjen që do të të fusë në folenë e saj erotike. Edhe nëse të fut, nuk të le të dalësh sërish. E vërtetuar!

Dashuria e bën botën të rrotullohet: Të jesh i sigurt se një Gaforre jeton dhe merr frymë vetëm për dashurinë e vërtetë. Një dashuri që konsiston me punën e përditshme dhe vlerat artistike, me logjikën dhe qëndrueshmërinë, që për të do të thotë komunikim shpirtrash. Këto pritshmëri të larta janë edhe ato që lëndojnë thellë një Gaforre.

Gjithsesi, vetëm një gjë duhet të dish dhe të kesh kujdes. Marrëdhënia me një Gaforre është një zemër e flaktë që mbrohet nga një fushë e minuar vdekjeprurëse.