Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri, sidomos për dashamirësit e japrakut. Por gjethet e tij mund të përdoren edhe në mënyra të tjera për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.
Gjethet e rrushit, veçanërisht ato të rrushit të kuq, përdoren në mjekësinë bimore si çaj kundër diaresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmës, dhimbjet e kokës dhe etheve.
Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara do të mjaftojnë për një kupë çaji