E prek tek këmba, Igli i kthehet “keq” Semit: Nuk ta lejoj as këtu, as jashtë! Nuk kam ardhur për…

66

Igli Zarka, banori i ri në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka deklaruar se nuk dëshiron që të afrohet më askënd aty brenda. Aktori tha se përderisa secili hyn me mundësinë për t’u eliminuar, atëherë nuk ka pse të krijojë kontakte, ose afrimitet.

Këtë ia bëri të qartë edhe Sahrës, me të cilën po bisedonte në oborrin e shtëpisë. Ai i tha se në atë shtëpi nuk mund të gjejë as motër, as vëlla, as shok e as shoqe.

Igli: Unë nuk pretendoj asgjë.

Sarah: Nuk do hysh të kesh kështu kontakte të afërta?

Igli: As nuk e kërkoj të kem kontakte të afërta. Nuk kam hyrë këtu të gjej as vëllain, as motrën, as shoqe, as shokë në një lloj sensi. Pra, mirëkuptim, marrëveshje, respekt sigurisht. Këto janë baza njerëzore. Por vëllain, motrën s’e gjen këtu.

Igli: Asnjë. Këto janë fjalë të mëdha dhe në jetën reale ne i ngatërrojmë shpesh këto. Shpesh trishtohemi nga kljo gjë, sepse në mënyrë jo të vetëdijshme ke menduar që e kam shok ose shoqe. Dhe një gjë e vogël… Kurse këtu e ke të eliminuar atë që kur hyn. Për mua është hipokrizi të thuash që u bëmë shokë. S’e di. Ose të intereson programi, ose shoqëria në thelb. Nëse të intereson shoqëria, atëherë mund ta thuash pa asnjë problem. Kam hyrë këtu për të mos gjetur asgjë. Domethënë jam i përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë. Këtë e konceptoj si një qendër rehabilitimi, në shumë aspekte. Si një pastrim, ose rifillim të shpirtit, trupit, trurit…

Por ditën e djeshme, Semi e preku tek këmba Iglin dhe kaq mjaftoi që ai t’i kthehej ashpër, pavarësisht se e njihte nga jashtë shtëpisë.

Igli: Jo, nuk thash që po më ngacmoje. Por unë nuk ta fal dot.

Semi: Ti s’je jashtë kështu, e kam seriozisht.

Igli: E di. Por këtu nuk lejoj dhe as jashtë s’ta kam lejuar të ma bësh kështu.