Humbi vëllain pas sulmit me thikë sot në Elbasan, kush është 19-vjeçari që po lufton për jetën te Trauma

79

I riu që shihni është 19-vjeçari Mikele Kovaçi, i cili mbeti i plagosur sot me thikë pas një sherri me disa të rinj në Elbasan. Ndërkohë vëllai i tij, Florenci, fatkeqësisht humbi jetën pa shkuar në spital.

19-vjeçari pasi u transportua në spitalin e Elbasanit, bluzat e bardha morën vendimin që ta dërgonin në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij është e rëndë.