Ende i dashuruar me ish-partneren, Graniti rrëfen për vajzën që i ka marrë zemrën

59

Graniti ka qenë në qendër të diskuimeve për shkak të distancimit që ka vendosur të mbajë ndaj Fifit.

Disa ditë më herët ai ka rrëfyër për ‘’Vëllanë e Madh’’ historinë e tij të dashurisë.

Ai ka pranuar se zemra e tij rreh ende për ish-partneren e tij.

‘’Marrëdhënia jonë është e komplikuar. Më ka marrë malli shumë. Para se të hyja në ‘’BBV’’ i tregova edhe asaj dhe filloi menjëherë me skenat e xhelozisë. Buzëqeshja e saj më jep dridhje, prania e saj më bën të ndihem njëriu më i lumtur në botë’’,- tha ai.

Nga ana tjetër ai u shpreh i shqetësuar se si e ka parë ajo eksperiencën e tij në ‘’BBV’’.

’Kam merak se si më ka përcjellë, kam frikën e portaleve se si është transmetuar në mëdia’’,- shtoi ai.