Ishte data e përvjetorit, Donaldi uron Bora Zemanin në mënyrën e veçantë

55

Para disa jave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP”, hyri moderatorja, Bora Zemani për ta takuar shoqen e saj këngëtaren, Semi Jaupaj.

Por, në të njëjtën natë ajo pranoi që ta takonte edhe ish të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, takim ky që u bë mjaft viral në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP”, Donaldi tregoi se ishte data e përvjetorit të lidhjes se tij me moderatoren, Bora Zemani.

Ai vendosi që ta uronte në mënyrë të veçantë atë dhe t’i bënte një dhuratë asaj. Donaldi hoqi qaforen e tij dhe e vendosi në një kuti të çokollatave duke e hedhur jashtë shtëpisë së “Big Brother” për të ia dërguar asaj.

Ai shpresoi se ditën e sotme Bora do ta gjente këtë pako.