Unë mendoj se ju i pari dhe të gjithë të tjerët i keni shumë borxhe demokratëve Lushnjarë. Lushnjarët nuk kemi marrë atë që kemi dhënë. Nuk jemi vlerësuar asnjëherë.’
Kështu i tha Sali Berishës, Nevila Bami ish kandidate për deputete në vitin 2009 në qarkun e Fierit.
Bami u shpreh në Foltoren e Lushnjes, se ata ja kanë hapur derën të gjithëve me mirëbesim dhe jo nga frika, siç thuhet.
Fjala e Nevila Bamit:
Quhem Nevila Bami, kam qenë kandidate për deputete në vitin 2009 në qarkun Fier. Në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të degëve, u zgjodhën kandidaturat dhe filluan kontaktet me njerëz.
Në mënyrën më anti-demokratike, emri i kryetarit erdhi i mbyllu në zarf. Lista e kandidateve u plotësua me emra preferencial. Gjëja e dytë.
Unë mendoj se ju i pari dhe të gjithë të tjerët i keni shumë borxhe demokratëve Lushnjarë. Lushnjarët nuk kemi marrë atë që kemi dhënë. Nuk jemi vlerësuar asnjëherë.
Nën petkun e te deleguarve, u kemi hapur derën e partisë shumë personave.
Ne nuk e bëjmë këtë se jemi frikacake, se na thonë keni frikë dhe nga lepuri. Ne i hapim derën të gjithëve, dhe në vend që të na mbështesnin, na kanë bërë të ndihemi të pavlerë.
Ju ndiheni të prekur dhe prandaj keni reaguar, por duhet të pyesni veten sa demokratë në sallë këtu sot janë prekur?