Dhunimi dhe grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, arrestohet njëri nga autorët e dyshuar, në kërkim një tjetër

66

Mëngjesin e sotëm policia ka ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krujës për arrestimin e shtetasit Saimir Kurti, i dyshuar për dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Artan Kurti (Lleshi), i cili dyshohet si kreu i grupit të grabitjes së biznesmenit në Nikël më 23 tetor.

Deri më tani policia ka kontrolluar shtatë banesa në Kombinat, Astir dhe Fushë Mëzez.

Prokuroria ka lëshuar shtatë urdhër arreste, ndërkohë që jo të gjitha janë ekzekutuar nga policia pasi dyshohet se një pjesë e të akuzuarve kanë ikur jashtë vendit ditën e ngjarjes.

Autorët dyshuar u identifikuan përmes gjurmëve që lanë në vendin e ngjarjes.

Ka qenë një kapele që i ra njërit nga grabitësve e cila ka ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorëve.

Por edhe fakti që një prej autorëve kafshoi biznesmenin Çangu, ka bërë që prokuroria dhe policia ta kishin më të lehtë për të shkuar në gjurmët e këtyre personave të akuzuar për ngjarjen e rëndë.