I vihet flaka kabllove të korrentit, ngelet pa energji elektrike zona e Unazës së Re

49

Paraditen e sotme Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se kabllot e tensionit të mesëm, Fideri F16 në Kashar, janë djegur.

OSSH sqaron se kjo ka ndodhur për shkak se disa qytetarë i kanë vënë flakën mbeturinave dhe për pasojë kanë mbetur pa energji pesë kabina në zonën e Unazës së Re.

“Fideri F16 nst Kashar për shkak te veprimeve te papërgjegjshme te disa njerëzve duke i ven flaken mbeturinave kane djegur kabllot e tensionit të mesëm 20 kv duke lënë pa energji pesë kabina në zonën e unazës se re”, bën me dije OSHEE.