Publikohen pamjet, ja vendi ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha

59

Policia e Shtetit ka bërë publik në një njoftim për mediat foton nga vendi ku u gjet nga Policia, trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, konkretisht në Qafë Mollë, Dajt.

Efektivët e policisë kanë gjetur fillimisht një xhup me njolla gjaku dhe kjo i ka shtyrë të vijojnë me intensitet kërkimet në zonën e Malit të Dajtit.

Kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që me ndihmën e një qeni kanë kërkuar në të gjithë zonën dhe kanë gjetur në humnerë trupin e pajetë të babait të dy fëmijëve.

Mësohet se rezulton që në trupin e viktimës të ketë shenja dhunë, por do të jetë mjekësia ligjore ajo që do e përcaktojë nëse këto shenja janë për shkak të rrëzimit në humnerë apo nëse është dhunuar pasi është marrë peng.