FOTO/ Dhurata e bukur që i bëri Graciano të dashurës për ditëlindje: Je plotësimi i shpirtit tim

77

Graciano Tagani dhe blogerja Argjira Spanca janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit, të cilët konfirmuan historinë e dashurisë pak muaj më parë.

Gjërat po rrjedhin shpejt mes tyre pasi Argjira dhe balerini i njohur kanë nisur tashmë dhe bashkëjetesën.

Ditën e djeshme, Argjira festoi ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta nga miq dhe fansa, nuk kanë munguar as disa fjalë të ëmbla nga balerini.

Ai e ka surprizuar me një festë bashkë me miqtë dhe të afërmit ndërsa i ka dhuruar dhe një makinë.

“Je plotësimi i shpirtit tim”, ka shkruar Graciano duke zbuluar dhe dhuratën që i ka bërë Argjirës.