Detaje nga aksioni i policisë/ Mbi 100 kg drogë e sekuestruar në doganën e Goricës, identifikohet avokati i arrestuar (EMRI)

67

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me sasinë e drogës së kapur mbrëmë në juglindje. Mësohet se dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit.

Sasia e drogës ende nuk dihet, ndërkohë që burime për ‘BalkanWeb’ thanë se janë mbi 100 kg. Aksioni është kryer nga policia e Korçës, e cila ka ndjekur mjetet deri në Goricë dhe i kanë kapur në palën shqiptare.

Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve, por mes tyre është edhe një avokat, i identifikuar si Joni Mosku. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë.