Polici shtyhu gazetaren drejt greminës/ Ministri Çuçi i kërkon ndjesë Anila Hoxhës: Efektivi është larguar nga detyra dhe do të ndiqet penalisht! Ju bëj thirrje…

124

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë në zonën e Dajtit, ku një efektiv policie ka shtyrë me dhunë gazetaren Anila Hoxha, e cila rrezikoi të binte në greminë.

Çuçi bën me dije se efektivi është larguar nga detyra ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit dhe SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. Ministri i ka kërkuar falje gazetares ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse ndeshen me efektivë të tillë t’i denoncojnë.