Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” në Top Channel nuk kanë munguar batutat, por edhe deklaratat e ndryshme të banorëve ndaj njëri tjetrit .
Djemtë e maskuar si vajza, dhuruan një spektakël të vërtetë plot humor, batuta, ironi dhe sjellje gazmore.
Loja që do të pasonte do të ishte një sesion me pyetje-përgjigje që do banorët do t’i drejtonin njëri-tjetrit.
Dj PM është ai i cili ka habitur me përgjigjen që i dha pyetjes së mëposhtme:
Me cilën prej banorëve do të mund të lidheshe edhe për lojë?
Dj PM: Ta nisim për lojë dhe pastaj të shkojë si të shkojë.
Kjo përgjigje duket se ka lënduar dhe zhgënjyer Sarën e cila premtoi se do të sqarohej me Dj PM gjatë mbrëmjes në vazhdim.