Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin dhe çiklistin

49

Një aksident ka ndodhur në Tiranë paraditen e sotme.

Drejtuesja e një mjeti, 26 vjeçare me inicialet Xh.N, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe duke aksidentuar një çiklist dhe një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” , siç shihet nga pamjet e siguruara nga Tpz.al. Makina ka dal nga rruga duke hipur mbi trotuar dhe është përplasur me një pemë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:50, në rrugën Hoxha Tahsim, Tiranë, një automjet me drejtuese shtetasen Xh. N., 26 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka aksidentuar duke lënë të dëmtuar një çiklist dhe një këmbësor, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.