Zbulohet lidhja 2-vjeçare që po mban peng Granitin e “Big Brother VIP”. Njihuni me të dashurën për të cilën ish-futbollisti kërkon të lërë shtëpinë

91

Zbardhet dinamika e historisë së mbajtur sekret, si ndërhyri nëna e tij në program për ta distancuar nga Fifi për hir të partneres së tij në Prishtinë. Pak ditë më parë, ish-futbollisti Granit Cana nga Kosova tregoi historinë e dashurisë me një vajzë nga Peja, të cilën e dashuron ende, ndonëse thuhet se janë ndarë.

Ai zbuloi se vajza ka qenë shumë xheloze dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë hyrja e tij në “Big Brother”. Ndërkohë është zbuluar se vajza që i ka rrëmbyer zemrën Granitit prej dy vitesh vitesh, quhet Gresa Osmani.

Ajo është nga Peja dhe jeton në Prishtinë. Burime pranë çiftit që thuhet se duhen shumë, por po kalojnë një krizë, kanë treguar për “Revista Who” se ato janë parë për herë të fundit në “Episode Festival”, mbajtur në Shëngjin këtë verë, pak kohë para se Graniti të futej në “Big Brother”.

Por këtë fakt Graniti e ka pohuar vetë duke i deklaruar Fifit se “Jam i dashuruar me një vajzë jashtë shtëpisë”. Fifi dhe Graniti pranuan se duan të mbeten vetëm miq, pavarësisht afërsisë që kanë pasur deri para pak ditësh.

Mirëpo, në spektaklin e së martës, ai shtoi gjithashtu se nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që i ka bërë të gjithë të aludojnë se Graniti ka një lidhje jashtë. E pas mesnate, teksa bisedonte me Fifin, ai e pranoi për herë të parë se ka bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kanë një marrëdhënie të komplikuar.

Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision, do filloj të qaj dhe aty do ta merrni vesh se sa e dua. Është nga Peja, por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di për të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur”, tha Graniti i prekur. Fifi u habit dhe e pyeti pse nuk i kishte thënë më herët, por Graniti pranoi se nuk ka dashur ta prekë si temë pasi marrëdhënia është në situatë të vështirë.

Po ti të keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, i tha Fifi në mbyllje të bisedës.

Ndërkohë, një tjetër banor, këngëtari Ardit Çuni ka treguar se ishte në dijeni të një lidhjeje jashtë të Granitit. Duke u nisur nga afrimiteti i tij problematik me Fifin, dhe ngaqë marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar aq sa madje pas disa debateve Graniti filloi të bënte gati valixhet dhe donte të largohej nga shtëpia. Gjatë një përballjeje të tensionuar me Fifin, kjo e fundit i tha Granitit që të mos fliste më me të.

Mos më fol më sepse po të penalizoj, ta tha dhe mamaja jote”, i tha Fifi. Ndërkohë, gjatë diskutimeve me banorët e tjerë, Graniti deklaroi se ishte ende i dashuruar me ishpartneren e tij dhe çdo gjë e ka bërë për të mos mërzitur Fifin. Por Arditi shkoi edhe më tej dhe tha se ai është në dijeni të lidhjes së Granitit jashtë shtëpisë.

Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera”, tha Arditi. Banorët e tjerë e pyetën se pse nuk e ndihmoi Fifin për t’i sqaruar këtë gjë, por Arditi u përgjigj se nuk mund të flasë për njerëz të tretë.

Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar”, tha ai. Ndërkohë, është zbuluar edhe emri i vajzës me të cilën Graniti është aktualisht në një lidhje. Gresa Osmani është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Granitit.

Mësohet se ajo është nga Peja dhe jeton në Prishtinë, ndërsa çifti janë parë bashkë në “Episode Festival” në Shëngjin këtë verë, para se Graniti të futej në shtëpinë e BBV. Graniti u suprizua nga nëna e tij të martën gjatë livet dhe ajo i dha këshillat e saj.

Ndër to i kërkoi të dalë nga guacka dhe të jetë më social me banorët. Kjo deklaratë u interpretua si një fjali me nënkuptimin për t’u distancuar nga Fifi. Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi mbrëmë, disa nga banorët, mes tyre Monika, Semi dhe Donaldi, këshilluan Granitin që të shkëputet nga Fifi e të bëjë lojën e tij. Kaq u desh që të nisin debate të forta mes tij dhe Einxhel e më tej me Arjolën.

Moderatorja tha se kishte kërkuar vetëm shoqërinë e tij, por ai e kishte ofenduar. Ndërsa me Arjolën debati nisi pasi Graniti deklaroi se ajo e ka provokuar. Edhe pse ai këmbënguli që të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin, pas diskutimeve ka marrë vendimin që askush se priste.

Graniti bëri gati valixhet dhe ka kërkuar të dalë, ndërsa banorët u përpoqën t’i kthejnë mendjen, por ende nuk dihet çfarë do ndodhë dhe a do t’i shkojë deri në fund daljes nga BBV.

Hyrja në “Big Brother VIP” e ish-futbollistit dhe modelit nga Kosova, Granit Cana, tërhoqi vëmendjen e shumë vajzave, pasi ai bën diferencën me pamjen e tij. Graniti është vëllai i moderatores së sportit, Genta Canës dhe njëherësh djali i xhaxhait të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Ndërkohë, ai i ka marrë pjesë te videoklipi i këngës “Johnny” të këngëtares Tayna, por kanë nisur pyetjet se ndërkohë që pritej të hynte në shtëpi Loriku, pse hyri Graniti?

Ish-futbollisti Granit Cana, gjatë një bisede me Semi Jaupaj, rrëfeu për herë të parë një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë, atë të ndarjes së prindërve.

Cana zbuloi se ishte vetëm 14 vjeç kur divorci ndodhi dhe babai i tij u martua me një grua tjetër, me të cilën ka edhe një djalë, pra Graniti ka një gjysmë vëlla. Ai shtoi se pas ndarjes, së bashku me motrën dhe nënën, u larguan në Zvicër, por nuk kishin para dhe as shtëpi për të jetuar.

Jam kon në tetëvjeçare kur janë ndarë prindërit. Që nga ajo moshë jam rrit pa prezencën e babit. Babi është martu me gruan e dytë, ka bërë një djalë me atë. Kurse unë jam rrit me mamin edhe motrën. Prej asaj moshe, vetëm unë jam mashkulli aty. Shumë i vogël kam qenë. Ka pas momente të them të drejtën kur e ndjeja shumë mungesën e tij.

Nuk takoheshim, ka qenë situatë e vështirë, sepse në Zvicër ka pas probleme me shtetin edhe kur erdhëm në Prishtinë unë ndenja me mamin edhe më pas nuk ka kontribu shumë në familjen tonë. Mami për këtë arsye them gjithmonë që është sakrifica jonë. Kur kemi shku në Zvicër, 18 vjeç ka lind motrën, 20 vjeç mu.

Edhe përveç ne të dyve ka qenë edhe vëllai i vet, 15 vjeç. Mamit i ka rënë tre persona me i rrit se edhe daja nën moshë. Babi ka pas probleme me shëndetin, kurse mami ia ka dalë vetë për tre vjet. Pesë vite s’e ka parë nënën e vet se atëherë s’ka pas telefona.

Më kujtohet një moment kur kam qenë me motrën duke prit jashtë dhe në një moment mami nisi të qajë me të madhe. Ne s’e dinim ça ka ndodh. Pa në lajme që i vdiq mami edhe pesë vite nuk e kishte parë. Pas luftës së Kosovës, mami vendosi që të kthehej, se edhe babi ka pas probleme me shtetin. Kur u kthym, u ndanë prindërit.

Unë dhe motra me mamin deshëm me shku me jetu te gjyshi, babi i mamit, se s’kishim ku me nejt. Derisa nisi mami dhe daja me punu përkthyes dhe me para arritëm me ble një banesë. Sot pas 22 vitesh e maj men atë banesë në Prishtinë”, rrëfeu Graniti.

Më tej ai tha se ai dhe motra e tij moderatore, Genta Cana, ishin ndjerë shumë keq, pasi e kishin parë në rrugë babain me një femër tjetër, që s’ishte nëna e tyre. Ndërkohë, në lidhje me hyrjen e tij në “BBVIP”, burime për “Panorama Plus”, treguan se Lorik Cana e sugjeroi të hynte në vend të tij.

Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta ketë patjetër. Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.

I kontaktuar nga mediat, Cana tregoi se nuk do t’i bashkohej këtij reality show më 5 tetor. Pak kohë më parë, detaje rreth lidhjes së fortë me bashkëshorten u treguan pas një postimi që ai bëri në “Instagram”./Panorama Plus/

Zbulohet lidhja 2-vjeçare që po mban peng Granitin e “Big