Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, dyshimet e para

104

Një person, H. N., rreth 40 vjeç, është gjetur pajetë pasditen e sotme te rruga “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Trupi i pajetë është gjetur pranë kabinës elektrike te zona e ish-Parkut të Autobusëve.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë endacak dhe mund të ketë humbur jetën nga kontakti nga rryma elektrike.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.