“Koha e Berishës ka mbaruar”/ Basha: Të mos e përdorë PD-në si bunker për interesa personale. Është kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Ramës!

128

Kryetari ende në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për mediat e pranishme në selinë “blu” se, koha e ish-kryeministrit Sali Berishës ka mbaruar.

Ai tha se, PD nuk do të kthehet në bunker për interesat personale të ish-kryeministrit, duke shtuar se me aksionin e tij politik, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, për të cilën ai tha se duhet ta ndërpresë.