Derbi Milan-Inter dhuroi një spektakël të vërtetë duke rikthyer dhe një herë vëmendjen te një prej ndeshjeve më të zjarrta të futbollit botëror.
Milani ishte pritëse në këtë takim të luajtur në “San Siro” dhe numri i lartë i tifozëve kuqezi u vërejt menjëherë në tribuna.
Sipas të dhënave, në stadium kanë qenë të pranishëm 57 mijë tifozëve, duke i sjellë Milanit një fitim prej 5 milionë eurosh. Një shumë e majme kjo për kuqezinjtë, që mbushin arkat në kohë të tilla të vështira për ekonomitë e klubeve.