Semi dhe Fifi përgatisin valixhet e Iglit

65

Igli Zarka ka lënë sot menjëherë shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një komplikacion me shëndetin.

Ai ka lënë lojën për të marrë menjëherë shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Menjëherë pas lajmit banorët kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje.

Fifi ishte një nga banorët e cila edhe u përlot pasi mësoi për lagimin e aktorit.

Pak minuta pas lajmit, Semi dhe Fifi kanë nisur të përgatisin valixhet e tij.