Kapen “xhepistët” e urbanëve në Tiranë/ 7 të arrestuar në 24 orë! Ja për çfarë akuzohen

278

Në 24 orët e fundit policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre janë kapur duke vjedhur portofola në urbanët e kryeqytetit.

ruban hajduyt

Kështu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur portofolin shtetasit D. A., në autobusin e transportit urban.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. M., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Kastriotët”, në autobus, i ka vjedhur portofolin shtetasit I. M.

Ndërkohë një 45-vjeçar me iniciale S.LL u arrestua për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,“Vetëgjyqësia”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas policisë shtetasin 45-vjecari është administrator i një firme në rrugën “Ndre Mjeda” dhe ka vendosur me vetëgjyqësi 8 kamionë të tonazhit të rëndë duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe portat hyrëse në kompleksin e ndërtimit të firmës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. K., 38 vjeç dhe T. K., 25 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

S. B., 18 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.