10 rregulla të thjeshta për një marrëdhënie të shkëlqyer në çift

171

Udhëtimi i natyrshëm i martesës është si lundrimi në një rrjedhë lumi, që shkon pa qënë nevoja për shumë përpjekje, përveç rastit kur lundrojmë kundër rrymës. Por edhe në martesat më të mira herë pas here mund të vijnë situata të vështira dhe ta papritura. Prandaj, më poshtë janë disa këshilla se si mund të veproni për ta pasur sa më të këndshme rrjedhën e martesës tuaj.

1. Gjallëroni marrëdhënien tuaj
Bëjini partnerit të patën 2 komente pozitive (jo në një rrjet social) dhe nxisni biseda rreth detajeve specifike rreth gjërave që ju pëlqeni te partneri juaj. Përpiquni që komentet pozitive të jenë gjithmonë më shumë se sa kritikat.

2. Pakësojini kritikimet
Ka shumë njerëz që e vlerësojnë kritikën në fazat e para të një marrëdhënieje, por bëhen alergjikë ndaj tyre me kalimin e kohës. Mundohuni ta kontrolloni veten ndaj gjërave që ju bezdisin, duke prekur më shumë ato raste që janë vërtet të rëndësishme. Kur keni diçka për të kritikuar, shpreheni në 3 fjali ose më pak.

3. Bëhuni një dëgjues i mirë
Të dëgjoni me ëndje ato që partneri juaj ka dëshërë të ndajë me ju është një ndër dhuratat më të mëdha shpirtërore që mund t’i bëni. Ndalni qëndrimet që do ta vështirësonin shprehjen lirshëm të partnerit dhe dëgjoni me vëmendje për të kuptuar atë që partneri po mundohet t’ju transmetojë. Dëgjoni pa ndërprerë, pa korrigjuar e pa kundër-argumente.

4. Mos harroni veten
Mbani kontaktet me miqtë dhe familjen, ndiqni interesat tuaja dhe jini në shërbim të të tjerëve gjithashtu. Nëse nuk shpenzoni energji dhe për veten tuaj, do të jeni të mbi-përqëndruar te partneri juaj, gjë që shfaqet edhe si merak apo kritika ndaj partnerit.

5. Kërkoni falje
Jini të parët që pendoheni për diçka që ka krijuar një pengesë apo barrierë mes jush. Mund të thoni “Më fal për pjesën time të problemi” edhe nëse ju jeni të bindur që jeni përgjegjës edhe vetëm për 25% të problemit. Kjo do ta qetëojë situatën mes jush.

6. Mos kërkoni pendim
Nuk është gjithmonë e domosdoshme që të dëgjoni fjalët “Më fal për gabimin tim” pas një situate problematike. Pranojeni pendesën në çfarëdolloj mënyrë që t’ju vijë e mundohuni me çdo lloj mënyrë verbale apo joverbale për të qetësuar tensionet mes jush, për t’u pajtuar pas një zënke apo për të mirëkuptuar njëri-tjetrin.

7. Gjërat e vogla kanë rëndësi
Kur bëni diçka së bashku, mos u mendoni shumë përtej rëndësisë që ka veprimi. Mos presupozoni që kontributi juaj në një aspekt të marrëdhënies tuaj kompenson diçka tjetër që nuk e keni bërë. Në një marrëdhënie, nuk ka një ndarje përgjegjësish me marrëveshje, por nëse do ta bëni diçka, bëjeni me gjithë zemër, edhe nëse është larja e pjatave apo pastrimi i dyshemesë.

8. Kuptojini limitet tuaja
Është mirë të jeni fleksibël e të ndryshoni planet apo dëshirat tuaja për hir të partnerit në pjesën më të madhe të kohë, por mos sakrifikoni vlerat tuaja thelbësore, besimet tuaja dhe prioritetet tuaja nën presionin e marrëdhënies tuaj. Martesa juaj do të kishte tendenca negative nëse do të mbani qëndrimin “jam dakord me gjithçka”.

9. Vendosni kufi për bisedën
Nëse jeni duke marrë kritika dhe duke u ndjerë keq në një bisedë, mos hezitoni ta ndalni bisedën. Mund të argumentoni “Po i jap vetes pak kohë të reflektoj mbi bisedën në mënyrë që të dëgjoj më i qetë dhe me më shumë vëmendje” dhe mund ta përdorni këtë kohë për të reflektuar rreth vetes dhe situatës.

10. Vendosni rregulla për teknologjinë
Ashtu siç nuk mund të përdorni një celular gjatë ngritjes apo uljes së avionit, po ashtu vendosni rregulla për njëri-tjetrin rreth teknologjisë që ju përdorni. Për shembull, nuk do përdoret celulari apo laptopi gjatë gatimit ose gjatë vaktit. Nuk do përgjigjeni një telefonate ndërkohë që jeni në një biedë me njëri-tjetrin apo duke kaluar kohë së bashku. Jepni më shumë rëndësi bashkëveprimit njerëzor se sa teknologjisë.