Pas eliminimit nga ‘Love Story’ Kejda nuk i kursen thumbat për Saimirin

200

Dy vajzat të cilat nuk morën nja trëndafil nga Saimiri në puntatën e fundit në ’Love Story’ ishin Kejda dhe Drita.

Pas eliminimit ato folën për “Daily Love Story”, ku Kejda duket ishte e irrituar teksa dha një mesazh për Saimirin.

“E prisja eliminimin sepse kam qenë shumë indiferente me Saimirin. Me aq sa kam kuptuar atij i pëlqejnë më shumë gocat që i afrohen shumë që në fillim, gjë që nuk është në karakterin tim.

Duke parë sjelljen e Saimirit më lindin shumë dyshime sepse është i njëjtë me të gjithë gocat. Ai nuk më duket shumë i sinqertë të them të drejtën.

Duhet të kishte dalë Enxhëlli, jo në vendin tim, se unë do kisha dalë gjithsesi. Në momentin që ai del me vajza si Enxhëlli, Suela apo dikush tjetër, për mua i ka humbur vlerat totalisht si mashkull”, është shprehur Kejda.