Bënin kërdinë në Athinë, shkatërrohet banda e grabitësve, tre të arrestuar mes tyre një shqiptar

107

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë greke mes tyre një shqiptar si pjesëtarë të një bande që grabisnin shtëpi, biznese dhe makina në kryeqytetin grek.

Mediat  vendase bëjnë me dijes e shqiptari në bashkëpunim me dy pakistanezë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, rezultojnë se kanë kryer 19 vjedhje.

Autoritetet, përveç këtyre tre personave, kanë identifikuar edhe gjashtë anëtarë të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar. Është ngritur rast pas rasti për veprat penale të formimit të bandës që kryen vjedhje në mënyrë profesionale dhe normale me qëllim përfitimi financiar, pranim të produkteve të veprës penale dhe mosbindje.

Ndër të tjera raportohet se grupi i grabitësve me anëtarë të ndryshëm ka zhvilluar një sërë vjedhjesh kryesisht në shtëpi, dyqane, parkingje dhe makina. Grabitësit merrnin para, pajisje elektronike, sende me vlerë dhe çdo gjë tjetër që mund të shitej me një çmim të mirë.

Zonat ku shkonin zakonisht ishin Kallithea, Akropoli, Paleo Faliro, Nea Smyrni dhe Agios Dimitrios.

Në kuadër të këtij operacioni jaë sekuestruar tre telefonat celularë, një kuletë, dy kartat e kreditit, dy biçikleta, një TV dhe një sasi të holla prej EUR 200./abcnews.al