Ministrja e Bujqësisë premton sërish: Do të çojmë panele diellore në stane, t’u lehtësojmë punën profesionistëve

96

Barinjtë në Shqipëri marrin një tjetër premtim nga ministrja e bujqësisë Frida Krifca e cila deklaroi sot se do të dërgojnë panele diellore në stane.

Këtë nismë Krifca tha se e ka ndërmarrë që në 2018 kur ishte drejtoreshë e AZHBR dhe do të vijojnë ta mbështesin sipas saj që t’u lehtësojnë jetën profesionistëve në këtë fushë.

“Që në periudhën si drejtoreshë e Azhbr jam konsultuar me ekspertët e bujqësisë dhe me donatorë, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla.

Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori dhe në zanatin e barinjve por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë, do të kemi mundësi në vijim të shpalosim programin më tutje”, tha Krifca.