Telashe tek Gjermania, një futbollist me koronavirus dhe pesë të tjerë në karantinë

112

Teksa kombëtaret kanë vazhduar grumbullimet e lojtarëve për ndeshjet e muajit nëntor, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, nuk mungojnë edhe të papriturat.

Dëmtime lojtarësh dhe largime nga grumbullimi, ky nuk është rasti i Kombëtares Gjermane.

Siç bëhet e ditur nga Federata Gjermane, një futbollist ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë urdhëruar që pesë futbollistë të tjerë të futen në karantinë.

Nuk është bërë akoma e ditur se cili është lojtari i infektuar me koronavirus, dhe cilët janë pesë të tjetër e karantinuar.