A do të ekstradohet drejt Italisë “Zoti i drogës” Alket Hatia? Ulsi Manja: Do ta diskutoj me italianët

67

Alket Hatia, një personazh i shumëpërfolur dhe i cilësuar si ‘Zoti i drogës’ në Itali, është në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptarë, nëse do të ekstradohet drejt shtetit fqinj, ndonëse e ka kryer dënimin e tij.

Gazetarja Klodiana Lala ka pyetur ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me këtë çështje specifike, gjatë një konference për mediat.

Pyetja e gazetares: Alket Hatia, një i akuzuar për trafik droge në Itali, që i ka pranuar akuzat, ka vuajtur 16 vite burg për krimin e kryer atje.

Për të njëjtën çështje, Gjykata e Lartë i ka hapur rrugë ekstradimit të tij, çka do të thotë se personi në fjalë rrezikon që të vuaj 20 vite dënim për të njëjtën çështje.

A ka ardhur koha zoti ministër, nisur nga ky rast dhe të tjera, që ju të diskutoni për një marrëveshje me shterin italian, që të njihen vendimet e gjykatave nga autoritetet italiane?

Ndërkohë, Manja theksoi se për këtë rast dhe dy të tjerat, do të trajtohen me palën italiane në një nivel tjetër.

“Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër.”, tha ai.