Takim me Ramën dhe vizitë në ambientet e Piramidës, zbardhet agjenda e kryeministrit holandez Mark Rutte që viziton nesër Shqipërinë

55

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme, në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, është zbardhur edhe agjenda e vizitës së tij në Tiranë. Fillimisht në orën 11:20 do të bëhet ceremonia e mirëseardhjes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa do të ketë edhe një takim me kryeministrin Rama, dhe më pas konferenca e përbashkët për shtyp.

Përpara largimit nga Shqipëria, rutte do të vizitojë ambientet e Piramidës, për tú njohur me projektin e rijetëzimit të saj në një qendër teknologjie.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20  – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie