”Dua ta shikoj në finale”/ Beniada surprizohet nga komenti dedikuar asaj

41

Mbrëmjen e djeshme banorët i janë nënshtuar një tjetër loje interesante të ‘’Vëllait të Madh’’.

Ata do të duhej të lexonin komente të publikut dhe nëpërmjet intuitës të gjenin se cilit prej banorëve i ishte adresuar.

Komentete përzgjedhura ishin nga më të ndryshmet, komente përkrahëse apo akuzuese për banorët e shtëpisë.

‘’ E dua ta shikoj në finale’’,- ishte njëri prej komenteve që i dedikohej Beniadës.

Banorët u zgjatën teksa diskutonin se kujt mund t’i ishte adresuar ky urim.

Gjithësecili do të donte që të shikonte veten në finale dhe kjo e vështirësoi paksa zgjedhjen.

Në fund, pasi zbuloi se i dedikohej pikërisht asaj, Beniada u tregua e e suprizuar dhe e lumtur për dedikimin që mori.