Arrestohet shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, ja akuza për të cilën dyshohet

67

Arrestohet nga policia Përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës në Bashki, Rubin Hekurani.

Sipas informacioneve paraprake, shefi i Urbanistikës u arrestua me akuzën për “shpërdorim detyre”.

I arrestuar është edhe zyrtari i Urbanistikës, Klaudjo Mehmetaj dhe një tjetër.

Mësohet se ata janë arrestuar për shkelje në një leje ndërtimi në rrugën Trasballkanike.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me arrestimet.