Kryeministri i Holandës mbërrin nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

79

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.

Në Tiranë Rutte do të takohet me kryeministrin Edi Rama në kuadër të një turi vizitash që Rutte do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin i Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë për mediat.

Edhe më herët Edi Rama ka paralajmëruar vizitën e Mark Ruttes në Tiranë.

Kujtojmë se për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat.

Lidhur me këtë vizitë edhe kryeministri Edi Rama disa javë më parë bërë një reagim duke njoftuar datën e takimit.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama, më 24 shtator 2021.