Sabiani ”revoltohet” pasi lexon komentin për të, banorët ”shkrihen gazit”

65

Mbrëmjen e djeshme banorët i janë nënshtuar një tjetër loje interesante të ‘’Vëllait të Madh’’.

Ata do të duhej të lexonin komente të publikut dhe nëpërmjet intuitës të gjenin se cilit prej banorëve i ishte adresuar.

Në grumbullin e komenteve të përzgjedhura nuk mungonin edhe ato thumbueset apo negativet.

‘’Bën si i ndershëm, i skuqur deri në brez’’,- ishte njëri prej komenteve dedikuar Sabianit.

Pasi mësoi se i ishte kushtuar atij, këngëtari nuk nguroi të bënte dhe batuta lidhur me këtë gjë.

‘’Kaq e ke macen brenda kaaaaaq. Ik andej’’,- tha Sabiani me humor duke i shkrirë gazit të gjithë banorët e tjerë.