6 shenja të fshehta që po përjetoni trauma nga pandemia, ndonëse nuk e dini

128

Kur flasim për traumën dhe çrregullimin e stresit post-traumatik, zakonisht ka një ngjarje të vetme që ndryshon jetën dhe shkakton një përgjigje intensive emocionale dhe fizike. Me pandeminë, megjithatë, ne nuk kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje stresuese – kemi përjetuar dhe vazhdojmë të përjetojmë shumë ngjarje traumatike.

Provat sugjerojnë se pandemia – dhe e gjithë frika, stresi, izolimi dhe trishtimi që ka shkaktuar – ka qenë një stresues kryesor traumatik. Disa shenja të cilat duhet t’i parasysh:

1. Reagime të shpeshta emocionale

Pasi përjetojnë një ngjarje traumatike, shumë njerëz priren që më vonë të kenë probleme me përqendrimin dhe në situata a marrëdhënie të ndryshme. Për shkak se e gjithë energjia jonë përqendrohet te mbijetesa, hipervigjilenca mund të çojë në vështirësi në përqendrim. Për shumë njerëz, kjo simptomë manifestohet si reagime të mëdha emocionale ndaj çështjeve të vogla ose stresorëve. Gjithashtu mund të përjetoni shqetësime të theksuara kur dikush kollitet ose tështin pranë jush.

2. Lodhja

Lodhja emocionale dhe rraskapitja fizike nuk janë përgjigje tradicionale të stresit post-traumatik, por në kontekstin e pandemisë – ku stresorët traumatik janë në vazhdim – shumë njerëz ndihen veçanërisht të lodhur.

3. Negativiteti

Njerëzit mund ta kenë të vështirë të shohin të ardhmen dhe të ndihen pozitivë, sidomos në rrethana të tilla. Disa njerëz zhvillojnë një perceptim negativ për veten dhe vetëvlerësimi nuk është si më parë.

4. Dhimbja fizike

Stresi traumatik, veçanërisht kur është i vazhdueshëm dhe kronik, mund të ndikojë në shëndetin fizik. Me kalimin e kohës, stresi dhe trauma mund të rezultojnë në uljen e funksionit imunitar së bashku me rritjen e tensionit dhe dhimbjes në të gjithë trupin.

Kjo dhimbje fizike shfaqet në mënyra të ndryshme – disa njerëz zhvillojnë migrenë dhe dhimbje koke, ndërsa të tjerë përjetojnë probleme me tretjen, rritje të presionit të gjakut, dhimbje shpine ose dhimbje kyçesh.

5. Gjumi

Stresi traumatik mund shkaktojë pagjumësi, probleme me rënien dhe qëndrimin në gjumë, ëndrrat e stresit dhe ankthet.

6. Tërheqja

Shmangia, ose shkëputja e qëllimshme nga të tjerët, është një tjetër efekt i zakonshëm i ekspozimit ndaj traumës. Në mënyrë specifike me Covidin, shumë njerëz kanë probleme të riangazhohen me aktivitete, vende dhe njerëz që dikur i pëlqenin.

Si të menaxhoni këto simptoma

Hapi i parë është njohja kur këto simptoma bëhen problem. Ekziston një nivel i duhur dhe një pikë në të cilën dëmtojnë aftësinë tonë për të funksionuar. Nëse ndonjë nga këto simptoma po ndikon ndjeshëm në jetën tuaj, është koha për të kërkuar ndihmë profesionale.

Është gjithashtu e rëndësishme të zhvillohen mekanizma të shëndetshëm përballues. Riangazhohuni me njerëzit. Ushtrohuni rregullisht. Jini të durueshëm dhe dëgjoni trupin tuaj.

Simptomat mund të shfaqen në çdo kohë, ndonjëherë muaj apo vite pas ngjarjes traumatike. Lëreni veten të shërojë dhe të përpunojë emocionet me ritmin tuaj.