Kryeministri i Holandës do të vizitojë sot Tiranën, do të takohet me Edi Ramën

67

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të mbërrijë sot në Tiranë ku do të takohet me Edi Ramën dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes tyre.

Rutte pritet të vizitojë edhe ambientet e piramidës për të parë nga afër projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri:

11.20  – Ceremonia e mirëseardhjes

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte 

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri 

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie 

Për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat.