Policisë në Afrikën e Jugut i vjedhin 541 kg kokainë të sekuestruar me vlerë 13 milionë dollarë

105

Disa persona i kanë vjedhur policisë në Afrikën e Jugut 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë. Lënda narkotike ishte duke u mbajtur në njësinë speciale Hawks në qytetin Port Shepstone në provincën lindore të KwaZulu-Natal gjatë fundjavës, njoftoi policia të martën.

Hajdutët u futën në ndërtesë nga një dritare dhe më pas kanë mundur të hyjnë në kabinetet e përforcuara ku ruhej droga e sekuestruar.

Afrika e Jugut luan një rol të rëndësishëm si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës së Amerikës Latine, veçanërisht për transportin e mëtejshëm drejt Australisë, Evropës dhe Hong Kongut.