Ezeli do të bëhet baba për herë të dytë

50

Ylli i telenovelave turke, Kenan İmirzalıoğlu, do të bëhet baba për herë të dytë.

Aktori, i njohur për shqiptarët me rolin e famshëm të Ezelit dhe partnerja e tij, Sinem Kobal thuhet se janë në pritje të një tjetër fëmije.

Mediat turke shkruajnë se Sinem është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se do të bëhen me një djalë.

Megjithëse, ata nuk e kanë konfirmuar ende lajmin publikisht, mediat raportojnë se aktorja do të kalojë një pjesë të shtatzënisë në Selimiye për shkak të pandemisë.

Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë vitin e kaluar. Më parë, ata janë shprehur se “Të jesh nënë dhe baba është një nga gjërat më të bukura në këtë botë, Zoti ia dhëntë të gjithëve”.