Dyshohet se dhunoi dhe grabiti biznesmenin në Nikël, lihet në burg një nga të arrestuarit

69

Paraditen e sotme Gjykata e Krujës caktoi sot masën ‘arrest me burg’ për Sajmir Kuçin, i cili dyshohet se bashkë me gjashtë persona të tjerë të kenë dhunuar barbarisht dhe më pas grabitur biznesmenin Nazmi Çangu në Nikël.

Ngjarja e rëndë që terrorizoi mbarë opinionin publik ndodhi më 24 tetor të këtij viti në Fushë-Krujë, ku biznesmeni u dhunua për disa orë dhe më pas në banesën e tij u morën sende me vlerë dhe shuma lekësh.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Kuçit dhe mori parasysh kërkesën e prokurorit, duke e lënë të arrestuarin në ‘arrest me burg’.