Kapen 30 kg marihuanë afër Athinës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

58

Policia greke ka sekuestruar një sasi droge që dyshohet se kishte hyrë në vend nga Shqipëria. Sipas policisë së vendit fqinj, 30 kg marihuanë janë kapur në aksin Athinë-Lamia.

Droga është gjetur në një mjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar 26 vjeç. Po kështu policia greke ka sekuestruar edhe dy celularë si dhe 310 euro.