Përflitet se është lidhur me këngëtarin turk, Morena Taraku përballet me gazetarët

65

Morena Taraku përflitet se ka nisur një romancë të re me këngëtarin turk Berdan Mardini.

Artisti turk i dha martesës së tij dhjetëvjeçare me Fatoş Yelliler për të krijuar më pas një lidhje me këngëtaren nga Kosova.

“Ndjenjen e dashurisë e kam përjetuar vërtet te Morena. Jam shumë i lumtur kur jam me të, kam gjetur sërish jetën me të”, iu ka thënë këngëtari miqve të afërt.

Madje, Morena organizoi një festë për ditëlindjen e këngëtarit.

Pas gjithë këtyre thashethemeve, Taraku u pa në qytetin Nişantaşı një ditë më parë.

Pasi doli nga qendra tregtare ku po bënte shopping, këngëtarja u ndesh me gazetarët. Taraku u largua dhe preferoi të mos komentonte asgjë.