Këngëtarja Dua Lipa ka marrë pjesë së fundmi në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar, në ‘Këshillin Alantik’.
E shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Dua është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021”.
Këngëtarja e ka ndarë lajmin me fansat përmes rrjetit social,Instagram .”Jam shumë e nderuar dhe krenare që kam pranuar çmimin ai ‘Artistja e Shquar e Vitit’ në Distinguished Leadership Awards nga Atlantic Council në përvjetorin e tyre të 60-të”, ka shkruar ajo në postimin e ndarë në InstaStory.