Një pjesë e mirë e fëmijëve nisin të eksperimentojnë me lidhjet romantike që prej fillimit të adoleshencës. Kjo fazë, është e mbushur plot me emocione të reja për ta, por paralelisht edhe për prindërit e tyre. Këta të fundit, shpesh të frikësuar nga kjo etape, janë të dyzuar dhe jo të bindur për mënyrën sesi duhet të sillen.
Pavarësisht ndjesive më lart, nëse ka diçka që duhet të dini me siguri është se: Gjëja e fundit që pret një adoleshent në këtë periudhë kaq delikate është një prind që nuk përfshihet. Sigurisht, detyra juaj është të tregoni kujdes me sjelljen dhe të përfshiheni në jetët e tyre pa “i dëmtuar”.
1.Njihuni me partnerin/en e fëmijës
Tani që adoleshenti yt të tregoi se ka rënë në dashuri, kërko të njohësh njeriun me të cilin del. E bën fëmijën të ndihet më i pavarur, i sigurt dhe në të njëjtën kohë je në dijeni të llojit të raportit. Bëji që takimet të duken organike dhe të rehatshme.
2. Mos dysho dhe mos u përpiq të ulësh ndjenjat e tyre
Duke i thënë se ajo çfarë ndjen apo ka s’është serioze, thjesht e largoni prej vetes. Kujtojini se është ok të kenë ndjenja dhe mos i quani emocionet e tyre “budallallëqe”.
3. Mos ji kontrrollues
Duke qenë i tillë, adoleshenti do të detyrohet të bëjë sërish çfarë ka në mendje, por kësaj here prapa shpinës suaj. Edhe pse ata kanë nevojë për kujdes dhe mbikqyrje, lërini hapësirë për të marrë vendime duke i argumentuar. Mos thoni “JO” të prera.
4. Mësoji fëmijës të vendosë barriera
Kujtoji se është e rëndësishme të di të thotë “JO” për gjëra që s’i pëlqejnë apo që e vënë në siklet. Mësojini të largohet ose t’ju telefonojë menjëherë në rast se ndihet nën presion apo i kërcënuar nga partneri.
5. Komunikoni për takimet e tyre
Dëgjoni edhe detajet më të zakonshme. Atë periudhë, adoleshenti juaj do të ketë emocione intensive dhe do të dojë të flasë. Ti duhet të jesh njeriu i fundit që ta refuzosh apo të mos i japësh rehatinë që i duhet.
6. Besojini fëmijëve
Duke i treguar se keni besim tek ta do t’i bëni të mendojnë më gjatë për veten. Herë pas herë ata do të dyshojnë tek vetja dhe do t’ju bëjnë pyetje. Përgatituni të përgjigjeni duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e fëmijëve tuaj.
Burimi: Bright Side