UEFA ndryshon arbitrin kryesor të ndeshjes Angli-Shqipëri, që do të zhvillohet në Wembley të premten, në orën 20:45.
Drejtësi në këtë sfidë tepër të rëndësishme për kuqezinjtë nuk do të vendosë kryesori Felix Zwayer, sikurse ishte konfirmuar paraprakisht, por francezi Ruddy Buquet.
Nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë ndryshim vetëm 24 orë para ndeshjes, por ka raportime se “bilbili” gjerman mund të jetë infektuar me COVID-19.
UEFA e ka zëvendësuar menjëherë Zwayerin me Buquet, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e trupës së zyrtarëve të ndeshjes nuk ndryshon.
Gjyqtar kryesor: Ruddy Buquet (Francë)
Asistentë: Marco Achmüller (Gjermani), Jan Seidel (Gjermani).
Gjyqtar i VAR-it: Bastian Dankert (Gjermani)
Asistent në VAR: Mike Pickel (Gjermani)
Gjyqtar i Katërt: Sven Jablonski (Gjermani)