U kap mat duke i shitur kokainë një italiani, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

53

Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua dy ditë më parë në zonën e Trentola Ducenta në Itali duke shitur kokainë.

Sipas mediave fqinje, policia ka raportuar rastin këtë të enjte. Në njoftimin zyrtar të karabinierëve, bëhet e ditur se shqiptari është kapur në flagrancë.

41-vjeçari është arrestuar teksa i jepte një dozë kokaine një italiani. Pas kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe 3 doza të tjera kokaine si dhe një shumë prej 380 eurosh.

Gjykata vendosi për 41-vjeçarin në arrest shtëpie.